Montag, 15. Juli 2013

Identifikohet flamuri me te cilin u varros Ismail Qemali

Sipas gazetës "Koha jonë"

Eshte arritur te zbulohet ne fondin etnografik te Qendres se Studimeve Albanologjike, flamuri me te cilin u varros Ismail Qemali! Eshte nje ngjarje qe nuk mund te komentohet! Vetem heshtja shpreh nderimin me madheshtor per gjithcka...

Ismail Qemali vdiq ne Peruxhia, ne hotelin "Brufani", me 26 janar te vitit 1919, (bazuar ne Fjalorin enciklopedik shqiptar). Ne darken e 10 shkurtit 1919, luftanija italiane "Alpino" solli ne Skele te Vlores arkivolin me trupin e pajete te njeriut te madh.

Ne ate kohe, Vlora ndodhej nen pushtimin italian. U vendos qe Ismail Qemali te varrosej ne Kanine, ne varrezen familjare te familjes Vlora, meqe ne qytet nuk kishte mundesi urbanistike. Komanda italiane, qe ia kishte friken rebelimit, urdheroi qe ne ceremoni te mos perdorej asnje flamur shqiptar. Kjo ishte poshteruese per ndjenjat e nje populli, patriotizmi i te cilit mbushte gryken e pushkes. Keshilli Bashkiak i Vlores kembenguli ne perdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mire ultimatumin atdhetar dhe lejoi qe gjate ceremonise arkivoli te mbulohej me flamurin shqiptar. Dhe ashtu u be. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjen e zeze. Nese flamuri eshte nje simbol kombetar, atehere i gjithe kombi u nderua mbi njeriun qe e ngriti kombin ne perjetesi. Ishte nje prekje, nje perkedhelje, nje shtrengim ne gjoks, jo, me teper, ne shpirt. Kete flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit Duka i Monpasiese, ne mars te vitit 1913, kur ai beri nje vizite ne Vlore. Ne ato dite, flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Et'hem Bej Vlora.

Ceremonia e varrimit u be me 12 shkurt 1919. Ishte e merkure. U mbajten dy fjalime mbreselenese nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua himni mbreteror italian. Pastaj, kortezhi i gjate u nis per ne Kanine. Ishte ora dhjete. Karroca ku ndodhej arkivoli terhiqej nga gjashte kuaj. Anash ecnin me ngadale dy rreshta ushtaresh. Banda ushtarake ekzekutonte melodine e permortshme "Jone" te kompozitorit italian Petrella.

Kortezhi prihej nga dymbedhjete kurora qe mbaheshin nga "Djelmoshat e Vlores", te shoqerise me po kete emer. Kurorat ishin gjithe lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlores, nga shkollat, nga shoqeria "Djelmoshat e Vlores" dhe nga gazeta "Kuvendi". Mbas ketyre vinte "Shoqeria djaloshare". Pastaj ecte banda ushtarake qe luante marshin funeber. Mbas bandes ushtarake ishin ushtaret e regjimentit 86 dhe reparti i mitraljereve italiane. Mbas ketyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjen e zeze, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtaresh. Mbas karroces ecte grupi i hoxhallareve dhe mbas tyre, te tre djemte e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kunderadmirali Lrubetti, autoritet ushtarake dhe civile te krahines, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetaret, nxenesit e shkollave dhe ne fund, ushtaret e kavalerise.

Perpara varrimit, flamurin e moren djemte e Ismail Qemalit, te cilin e perdoren perseri ne rivarrimin e tij ne "Sheshin e Flamurit", me 28 nentor 1932. Mbas kesaj, Et'hem Bej Vlora e dhuroi flamurin per Muzeun Kombetar.


Ne Arkivin e Shtetit ruhen disa dokumente qe vertetojne ngjarjen. Po i paraqesim:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

"MBRETNIJA SHQIPTQRE

PREFEKTURA MBRETNORE

VLON?

Nr. 172

Vlone me 21. Kallnuer. 1933

P.T.

Ministris Aresimit

Tirane

Kétu ngjitun kemi nderin me Ju paraqite process-verbalin e mbajtun me rastin e marrjes né dorézim té Flamurit qé ashte ngritun pér té parén here né Vlone, prej Patriotit Ismail Qemalit.

Gjith ashtu né pako te ve?nté dhe po me kété shkresé dérgohet edhe Flamuri né fjalé.

Shtojme se me gjithqe Z. Etéhem Vlora pretendon se ky Flamur ashte ngritur pér té parén here né ndértesén Qeveritare me doren atit tij, por nga sa kemi hetue ky Flamur ashte ngritur me té vértet mem 28 Nanduer 1912, por jo né ndértesén Qeveritare, por né Zyren e doganave né Vlone.

Lutemi me na njoftue marrjen né dorézim.

Prefekti

A. Nepravishta"

Shkruar me dore:

"T'i dergohet ky

flamur Bibliotekes"

Nen kete shenim, eshte nje tjeter, qe konfirmon marrjen e flamurit ne dorezim:

"asht ketu ne biblioteken t'one"

(firma)

28/10/33

Vijojne disa vula dhe firma dhe ne fund:

"Marre ne dorezim me 29-X-933".


Po paraqesim edhe proces-verbalin shoqerues:

"PROCES-VERBAL

Sot mé 28 Nanduer 1932, ditén e Héné, me rrastin e transferimit té eshtravet té shénjtorit té Kombit té ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina né Pemendoren kujtimore té ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe né pranie té Pérfaqesuesit té N.M.Tij Mbretit Shkelqésis sé tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe té shkelqesave té tyne Z.Z. Hil Mosi, Ministér i Arésimit, Milto Tutulani, Ministér i Drejtésis dhe té Prefektit té Vlonés Z. Abedin Nepravishta, Zoti Ethem Bej Vlora, i biri i té ndjerit Ismail Qemal pér kujtim Kombétar i dorézoj Prefektit té Vlonés Flamurin Kombétar té cilin mé 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti né qytetin e Vlonés tue prokllamuar indinpendencén e Shqipnisé pas shumé shekujsh rrobnije.

Kété Flamur té shenjté Prefekti i Vlonés ja dorézoj Ministrit té Arésimit Shk. tij Z. Hil Mosi pér t'a dépozituar né Muzeun Kombétar né Tirané.

Pér sa ma nalté u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun né katér kopje dhe i nénéshkruem prej té gjithéve qe pérménden ma sipér.

Ministri i Arésimit Ministri i Drejtésis Pérfaqesuesi i N.M.Tij

Hil Mosi Milto Tutulani Mbretit

Gjeneral Leon De. Gilardidrejt

I biri i té djerit Prefekti i Vlonés

Ismail Qemal A. Nepravishta

Etem Vlora"

Nga shkresa e meposhtme, e firmosur nga vete ministri i Arsimit, Mirash Ivanaj, vertetohet se flamuri iu dorezua Muzeut Kombetar. E citojme:


Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

" MINISTRI E ARSIMIT

Nr. Prot. 1208. Dergohet Flamuri Komtar i ngrehun per here te pare ne Vlone.

Drejtoris se Muzeut Komtar, Tirane

Ketu ngjitun i dergojme asaje Drejtorije kopjen e process-verbalit te mbajtun me 28 Nanduer 1932 mbi flamurin komtar qi asht ngreh per here te pare nga i ndjeri Ismail Qemali ne Vlone.

Per njiherit me keto shkresa ju dergojme dhe ket flamur historik per t'a ruejtun me kujdes ne muzeun komtar.

Ministr'i Arsimit

Mirash Ivanaj (firma)

Nisur me 6/XI/1933"


Keshtu, ne baze te ketij dokumenti, Shqiperia u be me flamur kombetar. Por kjo nuk ishte e vertete. E vertetojne mohimet qe i u bene faktit te servirur nga deshmitaret e atyre ngjarjeve, qe detyruan autoritetet e kohes te benin verifikime te shumta, per te sqaruar te verteten. Mirepo patriotizmi vulosi mendimin. Per shume kohe u besua se flamuri i pavaresise ndodhej i ruajtur ne Muzeun Kombetar. U desh kohe qe ngaterresa te shpeshtillej, por kjo eshte ceshtje qe nuk lidhet me kete shkrim, aq me teper qe eshte sqaruar.


Vijojme te paraqesim dokumente te tjere qe shkojne me prane te vertetes:

"M.A.

Nri 402/749

Flamuri i Vlorese

Menisterijes' se Aresimite

Q y t e t

Bashke me shkresen' Nri 1208 te se 6s' se ketij muaji, te shoqeruare me verbalin' e endur'ne Vlore me 28 te Vjeshtes' se Trete 1932. Muarem' ne doreim:

Flamurin' kombetar qe shtolli ne Vlore vete Ismail Qemal Vlora, mbe 28 te Vjeshtes se Trete 1912.

Ky flamur zu vendin' ne rjeshten' e kujtimevet' t' tjere, me vleje te jestorijete, qe ruhen' ne Tirane, 9 Vjesht' e Trete 1933

Drejtori

(Firma dhe vula )

Ngjitur' pas kesaj' dore-deftesa

e jone Nri C. 208"

Dokumenti: AQSH, Fondi 195, viti 1936, dosja 62.

"Flamuri i Vlorese

Per punen, e flamurit' kombetar qe valoj ne Vlore per here te pare diten' e te leciturit' te Shqiperijse mbe krye te vehte, Zoti Et-hem Bej Vlora, bir i te ndjerit Iamail Qemal Bej Vlora, pati miresijen' te shtronje keta kujtime:

flamuri upat nga shtepija e Zotit' Syreja Bej Vlora. (Shenim nga F.Stamati: fjalet, "nga shtepija e Zotit' Syreja Bej Vlora", jane te shuara me nje vije persiper).

Pelhura e flamurit' qe e leshte dhe shkaba e shtampuare; nuk' mban ment te kete pasur,' theka o kravate.

Te madhet' te tije, gjer sa mund te caktohet' me te mature syri, munt te qe afero 0 m. 80 per se gjati, dhe 0 m. 50 per se gjeri.

Sa per fundin ' e ketij, flamuri Zoti Et-hem Bej Vlora esht' i mejtimit' se flamuri nuk' ka qene shdukure, po se ndodhet' i ruajture ne Shqiperije, nder duar' qe do te kujtohen' ndofta ndonje dite t'i a falin' Muzejes' Kombetare.

Tirane, 10 shkurt 1936"

Me poshte, ne te majte, eshte vula e Bibliotekes dhe Muzeut Kombetar, si dhe firma, ndersa ne te djathte, firma e Et'hem Bej Vlores. Poshte ka nje shenim:

Zoti Et-hem Bej Vlora ndreqi me doren' e vehte:

"nga shtepija e Zotit' Xhemil Bej Vlora".

Eshte me interes edhe nje dokument tjeter:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1936, dosja 62. Po e citojme:

"Flamuri i Doganes' se Vlorese.

Me shkresen' e Menisterijes' se Aresimite Nri 1208 te se 6s' se Vjeshtes' se Trete 1933, i udorezua Muzejes' Kombetare nje flamur i trajtuare prej dy fijesh pelhure te leshte, 1 m. 45 i gjate dhe 0 m. 95 i gjere, me shkaben', me dy krere dhe me krahe te shtallure mbe te perpjete, pa theka dhe pa kravate.

Pas shkreses' qe i persillte Muzejes' Kombeare kete flamure, jane mpeshteture:

nje verbal me dite 28 te Vjeshtes ' se Trete 1932, ne te cilin' kan' vene duarete:

Perfaqesi I L. Madherijes' se Tije Mberetite, Gjeneral Leon de Ghilardi,

Ministri i Aresimite, Hil Mosi,

Ministri i Drejtesijese, Milto Tutulani,

Zoti Et-hem bej Vlora, perfaqesi i Femijes' se te ndjerit' Ismail Qemal Beute, Prefekti i Vlorese, A. Nepravishta.

Ne kete verbal eshte shenuare se flamuri i dhuruare Muzejes' Kombetare eshte muu ay qe pati ngriture ne Vlore me doren' e vehte i ndjeri Ismail Qemal Beu, te 28ne te Vjeshtes' se trete 1912.

nje shkrese e Prefektures' se Vlorese, Nri 172 me dite 21 Jenar 1933, ne te cilen', nder t' jera, eshte shenuare se si pas kerkim' e hetimeve te bere nga Prefektura e Vlorese, ky flamur nuk ' ka qene ngritur' kurre mbi ndertesen' qeverritare as diten' qe ule?it te krye-mbe-vehtet' te Shqiperijése as mee pas, po ka valuare veteme per nje kohe te gjate mbi godinen' e Doganes' se detite te Vlorese.

Per te kthillure kete pike ukerkuane hollesija nga Zoti Et-hem Bej Vlora, i cili pati miresijen' te apinj' keta shenime:

flamurin' qe i udorezua Muzejes' Kombetare, i a fali te ndjerit' Ismail Qemal Beute Duku i Monpansierit', kur pat' ardhure ne Vlore, nga Marsi i vitit' 1913.

Qeverisja e Shqiperise e perdori per Doganen e Vlores, mbi ndertesen e se ciles valoi gjer diten qe Ismail Qemal Beu hoqi dore nga Kryesija e Qeverise.

mbe t' ularguare nga Vlora Ismail Qemal Beu, kerkoj te kete si kujtim nje nga flamuret' te Qeverrijese; usgjoth ky flamur dhe i udoreua Zotit' Et-hem Bej Vlora, i cili e pati me vehte gjate kohes' qe bashke me t' ane undodhen' ndeper Evrope.

diten' qe i ndjeri Ismail Qemal Vlora nderroj jete ne Perugia te Italijese (25 Jenar 1919) Zoti Et-hem Bej Vlora mbuloj trupin' e t'et me kete flamur.

kur upru i vdekuri ne Vlore dhe uvendos ne sallen' e fllugerijes' se permorteshme, qe pati navature Kumanda e Ushterijes' Italjane, prape ky flamur under mbi arqivolin' e te vdekurite.

gjate persjelles' se trupite nga Vlora ne Kanine, arqivoli qe mbuluare me po kete flamur.

Edhe diten' qe eshtrat' e te ndjerit' Ismail Qemal Beute umbarten' nga Kanina ne Vlore, per t'u kalaur ne varrin'-monoment, qe ngrehu Qeveria Mbreterore e Shqiperise, ky flamur qe nderur' mbi arkivolin' edhe gjate rruges edhe gjer sa mori fund sherbesa e te kallurit, pas se ciles Zoti Et-hem Bej Vlora u a dorezoj Perfaqesuesve te Qeverise Mbreterore, si kujtim per t'u ruajtur' ne Muzeun Kombetar.

Tirane, 10 Shkurt 1936"

Me poshte, majtas, eshte firma dhe vula e Bibliotekes dhe Muzeut Kombetar, ndersa djathtas firma e Et-hem Bej Vlores.


Kujdesi ndaj flamujve tane

Ne vitin 1946, materialet e Muzeut Kombetar i kaluan Institutit te Shkencave. Ne vitin 1957, kur u krijua Universiteti i Tiranes, mori jete edhe Instituti i histori-gjuhesise, i cili pati ne vartesi te vet edhe Muzeun Arkeologjik-Etnografik, si edhe fondin etnografik. Ne kete fond kaluan edhe flamujt, qe ndodheshin dikur ne Biblioteken dhe Muzeun Kombetar. Mirepo nuk pati asnje dokument per historine e tyre. Keshtu, ata mbeten enigme. Edhe i ndjeri Rrok Zojsi, themeluesi dhe shefi i etnografise dhe i fondit etnografik, e kishte me te degjuar se dikush i kishte dorezuar flamujt, pa dhene ndonje sqarim per ta, duke thene: merrini dhe ruajini edhe keta! Punonjesja me e vjeter e fondi etnografik, Znj. Pandora Plaku, kujton edhe ne ditet e sotme porosine e Rrok Zojsit per kujdesin ndaj ketyre flamujve dhe punen qe ka bere ajo me koleget e saj, per t'i mbrojtur keta flamuj nga infeksionet e insekteve dhe nga demtime te tjera.

Ishin tetembedhjete. Puna per identifikimin e tyre filloi dhjete vjet me pare. Me 2 dhjetor 2011, i erdhi radha ketij. Se si ndodhi mund ta tregojme ndonje here tjeter.

Flamuri eshte i plote, por ka demtime te shumta. Ngjyra e kuqe eshte zbehur nga veprimi i diellit. Duket te jete pis. Duhet restauruar. Do te jete nje pune jo e lehte ne gjendjen qe eshte ai!

Pavaresisht nga te dhenat e grumbulluara deri me sot, rendesia e ketij flamuri dikton domosdoshmerine e studimeve gjithnje edhe me te gjera per te ndricuar maksimalisht kete simbol kombetar.

Edhe disa dite dhe ky flamur do te ekspozohet perkohesisht ne mjediset e Qendres se Studimeve Albanologjike per te kujtuar pervjetorin e vdekjes se Ismail Qemalit.


Pergatiten: Frederik Stamati dhe Ariola Prifti

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen