Sonntag, 1. September 2013

Agim Desku: Poezi


NGA FUNDI I BOTËS U ZGJOVE

Nga fundi i botës u zgjove
Pse më erdhe si syloti
Të prita si buzëqeshje hëne
Si të vetmën lule pranvere
Fluturimthi ndaloje çdo trëndafil
Eh,se si i pyesje për secilën aromë lulesh
Çdo fjalë e lotë vargu
E merrje me vete
Sa fortë e shtrëngoje
Derisa u bëre shi e fortunë shpirti
Duke pritur shpirtin tim
Se ai është në ty
Në emrin tënd
Të pagëzuar nga përenditë
Si dhuratë edhe për mua
Të një copë emri
Si e vetmja buzëqeshje hëne
Nuk e di se cili u bëmë shkëlqim dielli
Ti varg i tretur
Apo unë lutja e mëngjesit
Të jesh përqafimi im
Atë ditë nuk do të vdesin lulet
Me shpejt se çdo ditë tjetër
Atë ditë do të çelin në secilën zemër
Që di të dashuroj më mirë se ti
Më mirë se unë vetëm engjëjtë
Sjellin vargje nga fundi i botës
Diku nëpër lëgjenda e përralla
Diku edhe në gjethe trëndafili
Ku të arrijë me ty, ne të dy
Në cilin planet do bëhemi poetë
Edhe këngë në u bëftë fati im
Pranë shqipeve pendë u bëfsha
Nga fundi i botës edhe unë u zgjofsha
Për një fjalë të pathënë
Që zotnat ma ruajnë kujtim
Si relikt a yll të emrit tim.
 

Më,20.8.2013

 


STUBLLA

Mbi Abetarën
Shqip
U ngrite
Në faqe libri
E shkëmbi
Për këtë tokë
Kryq e tërthor i ramë
Dhe kryq u bëmë
Shqip
Për secilën fjalë
Atdheu
Që mbanë
Plis Shqipërie
Në secilin cep
E ballë të vëllait
Tim
Engjëll
Dionis e Fitim
Sarë Gjergji
I vargut tim
Të mbytur në lotë
Kujtimi
Sa herë ma shkruan
Poezinë e përjetshme
Mbi nota pentagramesh
Mocart e Madona
Këngësh
Si Edona e Dodona
luftëtarësh
E Marije Shllaku
Sa këndova
Për ty Stublla ime
Kosova e Çamëria
Një bashkim në faqen tënde
Drejt yjeve e hënës
Drejt fjalës se nënës
Të rris a të bekoj
Atdhe të bashkuar
Kur edhe zoti e do
Si unë e si ti
Si drita e syve të mi
Si vajza ime
Liri
Që me vite
Pret e prêt
Me shpirt e zemër
të vetmin emër
Çamëri
Ta bashkoj
Aty ku rri më mirë
Herë të unë
E herë të ti
E më shumë
Në Shqipëri.
 

Diku në secilin cep atdheu,17 gusht 2013

 


VARG I RINGJALLUR

Si ti takoj
Edhe njëherë fjalët
Për lulet
Të rri mbrëmjeve të vetmuara
Kur skam varg
As hënë
E dua vetëm pak aromë lulesh
Të jem prap trëndafil i kopshtit tënd
Ylberi shumëngjyrësh
Si ëndërr të fluturoj
Bashkë me këngët e mia
Si këngë ëngjëlli
Jo,jo nuk dua të shndërrohem
Në asnjë lule parajse
Pa vargun tënd si e vetmja aromë
Lulesh e fjalë zemre
Që më ringjallë jetën
Po,dua të bëhem
Sy ferri
Të mbetëm vetëm varg
Dante Aligeri
I dehuri i Piramidës
I fjalës së dhënë,Po
Dhe do shndërrohem në gotë poeti
Se sonte dua të luftoj
Me fjalët e hidhura
Të kësaj bote të krisur
Siq jam edhe unë i krisur
Për bukurinë tënde prej engjëlli
Eh,mbretëreshë,mbretëreshë
E fatit tim prej vargu
Ku je,
Në cilin varg ti mbete
E në cilin varg u bëra rob
I fjalës tënde
Duke kërkuar fjalët shumëngjyrëshe
ylberi
Ma thuaj
Vargun që më ringjallë uratën
E lutjeve të shpirtit
Eh,që njëqind vite
U shndërrova
në Piramidë vargu
Të të shoh në të vetmën
Pasqyrë shpirti
Si pikturë zemre.

 


ECI MBI KRAH SHQIPONJE
(Azem Hajdarit)
-Në njëqind vjetorin e Pavarësisë se Shqipërisë

U ngrita sonte në Legjendë
Shqip ma thon emrin
Azem Hajdari
Njëqind vjet prita të lindi
Bashkë me ty liri.

Të fala emrin tim
Vetëm Ty Shqipëri
Një komb,një shtet
Ta them unë Evropë.

Kush do të më vras mua
E emrin tim,askush
Jam këtu denbabaden
Para djallit vetë.

Për çdo ditë flas me diellin
Kënga ime është liri
Edhe nëse vdes
Vdes si burrat shqip.

Vdekja ime është liri
Me shqipet jam fluturim
Në flamurin kuq e zi më keni
I mbeshtjellur me Atdheun tim.

Nuk vriten burrat as shqipet
Jetojnë mes vargjeve te poetit
Ku këngët ju bëhen lapidarë
E fjalët e bukura edhe ushtarë.

Me ty erdha atdheu im të rri pak
Të prehem edhe me eshtrat e stërgjyshve të mi
Një rrugë kombi ta ngrisim mbi Kalanë e Rozafatit
Për brezat që do vijnë të një gjaku vetëm shqip.

Sonte nuk do të vdes pa bacë Ademin
Jasharisht po ngohemi rreth zjarreve tua o Prekaz
Dhe eci mbi krih Shqiponje,eci furtunave
Për atdheun që zotnat falë ma kanë
Shqip e ora dhe e ruaj kujtim
Për secilin brez Shqipërie
Për secilin brez lufte e kënge
Në Durrah ku shkruen emri im
Pellazg në muret e Rozafatit
U bëra legjendë mbi legjenda
Nëpër lapidare po shkruhet emri im
Po këndohet bashkë me emrin e birit tim
Po,po,emri im është Kosovë
Është Shqipëri
Emri im ësht edhe Çamëri.
Sonte po fluturoj me shqipet në liri
Po ecën mbi krih Shqiponje
Azem Hajdari.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen