Sonntag, 1. September 2013

Dhimitër Kokaveshi: Poezi


QENDRIME

Qendrimeve të tua ...


Po më ndiqie
Bashkë me mistiken
Më kërkoje
Çdo provokim!...
Në dashuri.
Oh kjo fole
E gjallë, e gjallë
Plot rizgjime
Ku vetë egzotikja
Homerin!...
E përmbyt.
Aty dhe meditimet
Na zhyten!... Thellësive
Përçmohen
S’ njohin, filozofinë.
Dhe lartësia e shpirtit
E jetës
Dogmë zbërthyer
Si vetbesim, misteri?!...
A ka qendrushmeri?!....

29-06-2013



SHUAR KËSHTJELASH

Dhe ti!...
Mes heshtjesh
Mbetur dhe lodhur
O dashuri e largët
E largët!...
Rrezatimesh dhe e pa provuar
Shuarjesh
Planetesh, në zhgënjim.
Zhgënjim
Në perëndim të dritës
Shuar!...
Si qerpikët, po më ngjason
Me një sipar
Të ngulur, përmes vuajtjesh
Dhe largë
Gjithmonë prej dritës
Aty ku nuk lejohen
Qellimit
Depërtimet, i krahasoj
Me humbje
Me humbje!... Si vështrimet
Vështrim abandonim
Dhe ky aktor!...
Pa rebelim mes ëndrash
Nuk jetohet
Trokitjeve, të zemrës
Lëshuar!...
Në kërkim. Aty, ku shpirti
I mbyllur lejohet
Të harrohet
Si një kështjellë rrëzuar
Rrëzuar, përjetim.
Një përjetim, sinjalesh
Të humbur!...
Prej vështrimesh
Vështrimet, pse ngarkuar
Mes syrit
Po fundosen
Si pesha e gladiatorit
Themelit!... Në ndërtim.

14.06.2013



DREMITJE                                            

Mbrëmë?!... Dhimbjen Po shkundja
Të errësirës Dashuri!...
Përmes dhuratash Trupin tënd
Të ftohtësisë!...
Kafshuar.



TËRËSI

T’ adhurova
Si tërrësia
Po harrohej!...
Përmes instiktit
Të mendimit
Më pushtoje!...
Me vetminë.
 

18-03-2013


PA MISTER

Mbetëm!...
Toreadorët
E vetvetes
Se esperida!...
Nuk mbledh më njeri
Në misterin e saj.
 



PËRKUNDUR

Përkundur
Erës
Edhe atë?!...
E xhvishja
Prej dhimbjes
Me dimrin
E zbukuroj
Dhe ti?!...
Pranverë?!...
Mes ledhash
Krehur
Mes ledhash
Mbushur
Veç gëzimesh
Gëzimet zgjon!...
Si asnjëherë.



KRENARI

Kur më mungon Ndjej!...
Dhimbje
Mall!
Kur jemi pranë
Ndjejmë!...
Krenarinë e njeri tjetrit.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen