Sonntag, 1. September 2013

Rezart Palluqi: Shamia e vërtetë!


Shamia e vërtetë!

Zgjuarsia ose liria e një femre nuk kufizohet prej një copë bezeje, copë mëndafshi, ose shami koke,siç i thonë ndryshe. Njoh gra që nuk vënë shami koke, as ferexhe, por që janë shumë herë më budallaqe se mua, ose e anasjellta.
Unë jam gruaja e një myslimani. Në rrugë qarkulloj e mbuluar nga këmbët tek koka. I vemti ndryshim në veshjen time me një myslimane tjetër është se shamia ime e kokës mbulon vetem flokët, dhe jo fytyrën.
Nuk jam aspak dakord që fytyra ime të mbulohet plotësisht, thua sikur unë jam ndonjë spiune. Shkurt, fytyrën time e dallon qartë sejcili. Piktori mund ta pikturojë atë lehtë. Edhe poeti i fortë mund ta zhbirojë pa pengesë botën time shpirtërore.

Ndodh që kur eci në rrugë, të më shohin njerëzit me përbuzje. Tek disa sy lexoj fjalët: çfarë budallaqe femër? Edhe një myslimane tjetër, skllave e burrit!
Një ditë më pyeti një burrë? Nuk ke vapë me këtë shami?
Unë iu përgjigja: Po, vapë kam, por më shumë tek zogu poshtë!
Burri u skuq dhe vazhdoi rrugën andej nga ishte nisur.

E megjithatë në kohën që jetoj, ngacmimet vetëm se rriten dita-ditës. Jetojmë në kohë anti-islame, dhe bota perëndimore pandeh se gratë e mbuluara duhen çburgosur.
Përgjigja ime është: e teproni zotërinj. Po, po, e teproni, madje shumë, sepse unë kam liri boll, sado që ato janë të padukshme për syrin tuaj,që sheh vetëm nga jasht brënda, dhe jo brënda-jasht.
Burrit tim i pëlqen të kapërdiset,sillet si kapedan përpara syve të botës. Ja, p,sh , kur presim vizita, ai e ngre zërin, e trash atë, jep urdhëra të cilët unë i zbatoj duke u zgërdhirë. Ai e di këtë,por megjithatë mjaftohet me bindshmërinë time në sytë e vizitorëve ose miqve të familjes. Sepse bota nuk e di se unë bëj ligjin për shumë hallka, çështje familjare?!
Unë jam ajo që vendos se çfarë do të blihet në shtëpi, çfarë ngjyre do të kenë plaçkat e reja,gjella, lloji i mishit, rrobat e fëmijëve. Burri punon si gomar, sjell rrogën në shtëpi, e shkund tavolinën me grusht, i merr pak erë zogut (po desha unë) dhe kaq.

Dhe meqë ra fjala tek zogu, përpara burrit sillem si prostitutë. Të gjitha ato stilet seksuale, si kamasutra, ose lopthi, unë i qaj në krevat,edhe pse kur eci jasht bëj si e turpshme, skuqem në fytyrë, ul sytë poshtë, drejt këpucëve, saqë ai që e spikat sjelljen time thotë: sa grua e turpshme qyqja? Myslimane e mjera, e ka burrin e rreptë!
Dhe kur burri ankohet e më thotë: sa je rënduar oj grua, të është bërë bytha sa një kosh duhani, unë i përgjigjem: “faji yt, burrë i dashur. Gratë që veshin ferexhe nuk mbajnë dietë por hanë pa kontroll. Dhjamin e tepërt e tresin sytë e burrave të huaj, por poshtë ferexhesë ata nuk depërtojnë dot…”
-E mban mend kur më the: unë të pëlqej ashtu siç je, dhe eksitohem pa qenë nevoja të jeshë derdhur në mini-funde?
Ai e mbyll gojën sa herë që i kujtoj filozofinë e tij seksuale.
Dhe tani që po flasim për burrat myslimanë(jo se të krishterët janë më të mirë) pjesa më e madhe e tyre, gjatë ditës falen për Allahun, dhe natën, me t’ju dhënë rasti i parë vizitojnë fshehurazi prostitutat. Edhe ky i imi, e bën këtë. Burri është qen dhe gruaja skile kur atyre i është mërzitur kolibja ku lindën dhe jetojnë.
Prandaj edhe unë e tradhtoj atë, me fqinjin tim, i krishterë është zavalli. Gruaja e tij nuk vesh as shami, as ferexhe.Është nga ata gratë e emancipuara...

Kur e bëmë herën e parë, fqinji ose dashnori im i ri, u befasua nga shkathtësia dhe eksperienca ime sekuale. Shaminë e kokës e hoqa me salltanitet, e shkunda dhe e tunda për t’i bërë ajër fytyrës së tij të djersitur nga epshi seksulal. Në vazhdim i lidha sytë, dhe mbasi u shkrimë të dy, e pyeta: mos më thuaj se seksi të shijoi më pak sepse t’i lidha sytë me shami myslimaneje?
-Më duket se ta thashë se kjo copë shamie nuk e kufizon mendjen e një gruaje. As fustani i gjatë, madje shpesh gratë ndizen edhe më shumë- u përgjigj ai.
Po ti sikur deri dje mbroje tezën se gratë me shami dhe ferexhe janë të prapambetura? Para pak ditësh këtë e pohoje edhe në një artiull të gazetës ku punon?- iu kundërpërgjigja.
Fqinji gazetar u përpoq të mbrojë tezën e tij duke thënë se janë të pakta ato gra myslimane kaq të hedhura si mua.
-Jo, jo, e ke gabim. Ato janë më mijëra, dhe gëzojnë më shumë pushtet se sa ju pandehni! Po, po! Edhe kur burrat e tyre godasin tavolinën me grusht, ato dinë t’i zbusin, t’i fusin ata në dorë. Ato janë plot energji, shejtanka të lindura, por prag e përbrënda. Jashtë sillen si të shenjta, por kur piqen dy gra me shami me njëra-tjetrën, ho, ho, çuçurisin papushim fjalë nga më banalet, sharje, lëvdata. Mos o Zot! Ndodh e njëjta gjë kur piqen dy gra me mini-fund, mbathjet e të cilave dallohen nga një orë larg.
Fqinji gazetar heshti. Ai më vuri shaminë në kokë plot respekt.
- E di që të shkon vërtetë shamia?
- Hipokrit! E thua këtë tani që më zure në dorë.
Po iki! Im shoq për pak vjen nga puna. Do i gatuaj se është lodhur.
-Po yt shoqe e emancipuar, a të tradhton?
Gazetari tundi kokën, po, pothuajse i sigurtë.
-Sonte ai i imi më tha se do shkojë te një shok. Kam frikë se do më tradhtojë përsëri. Si gjithnjë, sapo mbaron faljen e pestë të ditës për Allahun, shkon tek zoçkat e huaja në Amsterdam. Hipokriti, palaçoja! Kur ecën në rrugë, i shan mbarë e prapë femrat e veshura gjysmëlakuriq, ama për të shkrehur koqet, aty i harron të gjitha!
-Të paktën ju të krishterët e sotëm nuk faleni në aksham dhe natën turreni tek prostitutat!
Gazetari, Petër qeshi me zemër.
Tani të shkon shamia e kokës edhe më shumë- tha ai.
-Lëri lajkat boshe dhe hap sytë se mos e nuhat punëdhënësi yt populist që bëre dashuri me një myslimane me shami e të shkarkon nga puna- i kujtova.
-Ha, ha! Jo moj ç'thua! Ai qysh kur diskriminon në gazetë femrat myslimane,nuk bën më dashuri me femra të krishtera, me kokë dhe kofshë të zbuluara, por vetëm me myslimane të veshura me shami- u përgjigj ai dhe u largua triumfalisht…

  Holandë, gusht 2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen