Montag, 10. November 2014

Arti me mëkatin janë në një luftë të përhershme!

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (20)

Përgjigje nga Naim KELMENDI, poet

Për artin është thënë që nga antika, thuhet e do të thuhet mbase dhe në të ardhmen dhe me plot të drejtë është mëtuar të konstantohet apo të jepet një përkufizim se ai, arti pra, e fisnikëron shpritin e njeriut. Meqë ne si qenia jetojmë në këtë jetë të përkohëshme, por në botën e mëkateve, ku asnjëri s’mund të mos jetë në një formë a në një tjetër, i pamëkatnuar, arti kryen një proces të demëkatnimit. 

Vetëm përceptimi i këtyre dy percepcioneve të kundërta jep kuptimin se qëndrojnë njëra kundër tjetërës. Arti është ana e bukur e jetës e shpirtit të njeriut, ana e humanes, e vlerës së tij, e krijimit të tij, si vlerë dhe si krijim i së bukurës. Kurse, në anën tjetër, mëkati si kuptim i së keqes, i antinjerëzores, i antihumanes, i anës së errët të shpirtit njerëzor etj,..Vjen pyetja, a jemi ne ndopak apo pak më shumë mëkatarë, që të pastrohemi nga kjo ndjenjë përmes artit dhe a e kemi neve këtë ndjenjë se kemi mëkatnuar dhe sa jemi të vetëdijshëm për ta relativizuar vetë mëkatin si kategori të ndjenjës së njeriut, që e bart gjithë jetën në vete, apo tjetra: çfarë relevance ka kuptimi i asaj që quhet mëkat? Për dikend dhe është i tillë, për dikend tjetër dhe mund të mos jetë si i tillë. Çka mund të jete për dikend mëkat për dikend tjetër as që bëhet fjalë për këtë ndjenjë dhe për këtë kuptim. 

Vetëm atëherë kur njeriu vetëdijësohet se mbart barrën e mëkatit, atëherë dhe kërkon të spastrohet nga ai për të qenë më i lehtë me vetveten, me ndergjegjen e tij. Artsiti, pra krijuesi i vlerave, e humanizon shpirtin e tij përmes misionit të artit. Vetë arti e fisnikëron, e humanizon në çdo rast e në çdo moment shpirtin dhe qenien e krijuesit. 

Arti me mëkatin janë dhe në një luftë të përhershme, se cili dominon më shumë te subjekti dhe cili fiton mbi tjetrin. S’mund të ketë shpirt artisti a krijuesi mëkatar dhe artist në të njëjtën kohë, ngase vetë kuptimi i të qenit artist, krijues i artit, nënkupton apriori një shpirt krijuesi të humanizuar, kështu që mëkati nuk i rri këtij shpirti.edhe nëse ai qëndron te ky subjekt, atëherë vetë misoni i artit, si ana humane e jetës së njeriut do të duhej ta fitonte mëkatin, ta fitonte betejën mbi të keqen, sepse mëkati nënkupton kurdoherë antinjerëzoren, fajësinë mbi diçka që s’është dashur të ndodhte te kjo qenie dhe te ky puktim. Unë mendoj se arti e shpëton shpirtin nga mëkati, ngase arti bën deri dikund katarisisin e shpirtit të njeriut. Do të thosha se mund ta sbusë mëkatin apo barrën e mëkatit, por jo në asnjë mënyrë ta shpëtojë atë, mëkatarin. Shpirtin e njeriut nga mëkati e shpëton edhe vetvetja e humanizuar, kur për këtë ai ndëgjegjësohet. Mëkatin e shpëton vetëm misioni i vërtetë dhe human i artit dhe vetvetja pa paragjykimin e të kuptuarit të mëkatit. 

S’ka mëkat në shpritin human, në kuptimin e njerëzores, mëkati i takon paragjykimit dhe ndërdijes së kultivuar në gjenin e njerëzores, bota i takon humanes dhe artistit në kërkim të ideales së humanizuar, kështu mbytet mëkati nëse na është stisur në shpirtin dhe ndërdijen tonë, si pjesë e kësaj bote dhe kësaj jete njerëzore e padenjë për të qenë në kuptimin më të plotë e humanizuar...
 ____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                     Haxhi Muhaxheri

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen