Freitag, 31. Juli 2015

Prend Buzhala, apostulli i lirikës shqiptare.

Nga Kujtim Stojku, Tiranë

Libri “ Çaste Lirike” të kritikut eseistit,shkrimtarit dhe poetit nga Kosova Prend Buzhala, vjen pas një sërë botimesh me poezi,kritika dhe studime.Me fjalën e tij poetike ai zë një vend të veçantë e cila vjen pas një persekutimi,ndjekje dhe arrestimi mbi dhjetra herë nga policia serbe gjatë viteve “90”.Ai për herë të parë e mori penën që të shkruante qysh në vitin 1967,gjë të cilën vazhdon edhe sot duke punuar vazhdimisht.Duke qenë gjithmonë nën syrin vëzhgues të policisë në vitet ‘80” i ndalohet botimi i shkrimeve.Mirëpo për poetin në çfarëdo kohe që ai jeton shpirti dhe imagjinata e tij arrin që t’i coptojë zinxhirët e një pushteti që skllavëron shpirtrat.Vështrimit të hollë të tij dhe fuqisë së imagjinatës ia kishin gjithmonë frikën sepse me përmasat e vargut dhe hapësirën e poezisë së tij shtrihet përtejkoha gjer tek koha që vijon.Ky libër u shkruajt në muajt janar-mars të viti 2014.Ai me këtë botim sjell një formë të re përpara lexuesit sepse ai krijimet i publikoi në rrjetin social FB dhe, duke i ndarë me miqtë e tij dhe duke publikuar njëkohësisht edhe komentet e tyre.Një botim i tillë deri më sot nuk është bërë dhe kjo është një risi për letërsinë.

Shumë nga principet që prezantohen në këtë libër janë të reja.Janë të reja sepse vetë zhvillimet të bëjnë të krijosh individualitetin tënd për një subjekt të vjetër sikurse është poezia, e do zakoni, janë të prirura dhe të zhurmueshme,risia nuk është një rekomandim.Tashmë poezia shqiptare e ka krijuar identittetin e saj përmes përfaqësuesëve të njerëzëve të penës që prezantohen me dinjitet para lexuesit.Poeti është një njohës i shkëlqyer i letërsisë,sepse lexuesi autorin tashmë e njeh si kritik të artit,si shkrimtar etj. Figuracioni i pasur,idetë,imazhi nuk mund të ndahen nga subjekti. Subjekti ndërmerr operimin e mendjes poetike duke na dhënë një hapsirë mjaft të gjërë të poezisë.Tek çasti lirik “I Përdiellshëm” autori thotë se:

Dashuria nuk kërkon asnjëherë borxhe
Si nuk na tha njëherë dielli “Në keni borxhe për dritën time”!
E ai vetë dhuron e asnjëherë nuk flet.

Dielli mediton e ligjëron vetëm heshtas me anë të dritës.
Mendje dielli na vë mbi tryezë buzqeshjen hyjnore…
 

Drita dhe dashuria thurin rendin botëror dhe,dritën e kemi në dylyftim me errësirën.E brendshmia e poetit ndriçohet prej ëndrrash prej dielli,ata që të dy janë njësoj sepse ia lëshojnë vendin njëri tjetrit. Kundërbalancimi letërsisë në njërën anë dhe psikologjisë në anën tjetër na japin në mënyrë të dukshme thirrjet që trajtohen psikologjikisht.Subjekti si një i tërë,sikurse e di unë deri tani nuk ka pasur një përpjekje nga psikologjistët. Ngjarjet më të mira poeti i përzgjedh nga gjërat e natyrshme të jetës dhe kjo vjen nga jeta dhe puna e poetit.Në përgjithësi poetët janë psikologë të shkëlqyer dhe, kur pyetja lidhet me vetë mendjen e tyre duke punuar,ata me të vërtetë janë më të mirët. Në përgjithsi mendja e poetit është investigative,poetët zotrojnë qartësisht vetminë nga ku kryesisht marrin të dhënat.Ata janë të prirur që të analizojnë vetveten dhe,duke qenë njëkohësisht student të përhershëm i tejkalojnë me finesë ata që fshihen pas kartonave të diplomave me një mprehtësi të thellë të mësuari.Mendja e poetit vëzhgon me hollësi fakte,ngjarje e shumë e shumë të tjera dhe, i ruan ato në mendjen e tij ku më pas nga ky material i përthithur investigohet dhe analizohet me kujdes. Tek çasti lirik “I bekuar” mendimi poetik e le gjithmonë derën hapur që të fryjnë erërat e ngrohta diellore.Ku ai me ndërgjegje të plotë thekson se nga tërë ato ëndërrime duhet që të vjelësh frutin. Në këtë çast lirik ai shprehet se:

 Udhëtimi për në amësi është më i bukuri në botë!
 Me një trastë bekimi në shpinë mësyn udhët e botës.
 Kjo amësi urate është amë yjesh,amë dritash në shpirtin tënd.
………………………………………………………………………
I lumi ti:asnjë dëshmi nuk të nevoitet për atë që ke thënë.
 Për atë kohë që ke bërë.E ku i duhet pemës dëshmia për frytin e saj?
 Të takon: diçka të vjelësh nga tërë ato ëndërrime.
 Burime të pashtershme të eksploruara nga vështrimi i poetit i cili përmes një figuracioni të pasur të mendjes tij poetike e cila shprehet me një gjuhë selektive nga vetë poeti.


Shumë nga krijimet e poetit kanë karakter profetik sepse poezia ka një lidhje mistike me profecinë, dhe vargjet duhet të lexohen me kujdes që të kuptosh brendinë e tyre,përdorimi i metaforave nuk e fsheh idenë e mesazhit poetik por, nuk e bëjnë atë më të ndërlikuar ku një mendje është me të vërtetë e mendueshme. Poezia duke qenë subjekt i investigimit hedh dritë, ku përmes fjalës së saj ndriçon misteret. Meditimi është një proces intuitiv sepse poeti shqyrton po të njëjtat gjëra që shohin edhe të tjerët dhe, pikërisht këtu kemi atë të veçantë që dallohet nga ai që shprehet përmes penës e cila është përdorim i gjërë i intuitës së poetit.Me këtë intuitë ai vazhdon ta befasojë lexuesin poezi pas poezie.Me një figuracion të pasur dhe mjaft të goditur në poezinë “Thirrma gjakimesh” kjo thirrmë fillon që të rrjedhë si krua nga gjoksi i kujtesës.Dhe ky krua është një burim që nuk shterron kurrë.Poeti e sheh jetën si një varkë që lëkundet mbi valë.Zërat e guximshëm zgjohen dhe thirrmat e gjakimeve ku mendimi mediativ çel lule.

 Ç’rrjedhka gjaku i kujtesës si një krua që nuk shterron.
 Jeta u bë si një barkë që lëkundet në valë.E pret e pret në breg.
 Ti vjen e sjell përmbytjen e madhe.


Poeti duket sikur është i ngadalshëm por në të vërtetë ai fluturon,Ai është i vetmi që mendon seriozisht dhe në të njëjtën kohë arrin në rregull në destinacionin e tij,me shpejtësinë e mendimit. Çuditërisht poetët gjithmonë i tërheq si me magnet e vërteta.Nëse p.sh një poet deklaron mbi një çeshtje të rëndësishme dhe, mbi rëndësinë e një lidhje me prezantimin e subjektit,megjithëse akoma qëndron e paprovuar është gjetur ujdisja me një deklarim tjetër e cila bën të besueshme profecinë poetike.

Ne tashmë jemi të bindur se kemi provuar dëshminë materiale të mundshme në sentencën e poetit mbi subjektin e poezisë e cila nuk është e vështirë por,ka fuqi spirituale dhe imagjinuese të cilat e bëjnë vëllimin poetik më tërheqës për mesazhet dhe vlerat që ai transmeton tek lexuesi. Shekspiri theksonte se: “ imagjinata e poetit është e gjitha kompakte”,ose thënia e Shellit kur thotë se: “ poeti është një legjislator dhe profet”.

Gjithashtu nuk mund të lësh pa përmendur në këtë vëllim çastin lirik “Me kuvendim të perëndishëm”.Ky çast lirik fillon me mendimin poetik i thurur Perëndishëm,duke ndjerë në vetvete se ka një borxh.Menjëherë gjithsekush mund të shtrojë pyetjen se çfarë borxhi ka poeti?Borxh material! Jo, kurrë.Poeti nuk ka një borxh material,por ai i ka një borxh të madh Atdheut.Edhe sikur ai të ketë njëqind jetë,ia ka këtë borxh së bukurës dhe për këtë ai ka si dëshmitar qiellin.Dhe nëse këto gjurmë të së bukurës nuk mund të gjenden, tashmë është një dëshmitar i pakorruptueshëm,ku kurorë dritat hyjnore i bëhen kujtime.Duke u lutur o Atdhe….jepet mesazhi i madh për të vërtetën.

Mendja e poetit është gjithnjë në punë,ai gjithmonë shprehet përmes imazhit dhe metaforave të cilat na japin një meditim të lakmueshëm poetik. Trupi i kriticizmit poetit,ashtu siç janë vlerat,nuk përmbajnë diskutim për veprimin imagjinar të poetit e cila nuk largohet nga tërheqja e lexuesit dhe të zhgënjehet në pikat kryesore.Poeti vetë nuk mund t’i shpjegojë aftësitë e tij speciale,por ai këto aftësi vazhdon të na i tregojë me procesin e tij mental drejt produksionit të tij,që çuditërisht është e papërcaktuar dhe kjo është aftësia që ai ka të cilën e shpjegon përmes punës së tij. Qëndrimi i tij është si ai i Volterit,ai që nuk shihte se si kryheshin tragjeditë e tij dhe thoshte “Është e vërtetë kjo që kam shkruar unë”? Frymëzimi natyrisht që nuk vjen pa pasur përkrahjen qiellore dhe, pa lutje.

Në një poezi tjetër “Me Skeptër” ai na shprehet përmes imazhit dhe metaforave që vijnë pas një meditimi të lakmueshëm poetik.Poeti është i ndërgjegjshëm për rrugën e mundimshme të Atdheut të vet.Kjo rrugë që kemi përshkuar ka qenë pikërisht si në Golgotë,ku pyetjet që ngre marrin përgjigje nga skeptri,të përbaltosurit që të përmirsojnë gabimet.Dhe ky i përbaltosur është kthyer më fytyrë nga qielli si një flakadan,mendje e dritës është edhe spektri me gurë smeraldi.Figuarativisht kemi të shprehur një brerje ndërgjegjie që unë të gjej rrugën e tij,sepse sipas mesazhit poetik që na jepet, Atdheu vetëm një ditë na gjendet pranë,ku përmbyllja e poezisë na jepet me një ngarkesë të madhe emocionale.

Poeti si mjeshtër i fjalës operon thellë në brendësi të shpirtit i cili në poezinë “Lojë Formash” përshkruan me nota poetiko-filozofike gjendjen psikologjike të qenies. Ai shprehet se:

 Ti luan me veten,me shqetësimet me trazimet e me ankthet.
 Luan me format e qenies sate,e ato as syri nuk i rrok.As drita.
 I shumëzuar në trajta figurash njerzore.E asnjëherë i shpërbërë.
 Vetëm kur vendi vend nuk të zihet,atëherë e ndjen veten mirë.
 Kur atëherë arrin të deprtosh diku në shtresat e pazbuluara të shpirtit.


Kemi një meditim të hollë psikologjiko-filozofik i shprehur në vargjet poetike.Këtë meditim të thellë të poetit e kemi edhe në poezi të tjera të këtij vëllimi.Një spiritualizëm abstarkt që operon në thellësi të qenies por, njëkohësisht kemi edhe një materie abstrakte.Këto të dyja janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën.Poeti na e jep përcaktimin e qenies konkrete por, këtë poeti na e jep në mënyrë abstrakte dhe ky është një abstarksion filozofiko-poetik ku edhe fryma është vetëm një abstraksion nga materialia dhe na del qartësisht se forma në fjalë përbën përmbajtjen e saj.Ky meditim i thellë psikologjik është jashtë rrezes së shikimit ku syri nuk depërton dot deri atje por depërton imagjinata.Poeti abstragon me abstraksionin e tij.Por dallimi me kujdes brenda caqeve të ekzistencës së një thelbi nuk do të ngatërrohej pjesërisht me abstraksionin e shndërruar në një thelb më vete,natyrisht me abstraksionin jo nga diçka tjetër por nga vetvetja.Në këndvështrimin poetik qenia luan me format e saj.kemi një trazim të madh spiritual që e rëndojnë shpirtin dhe, pikërisht në këtë gjendjen të rëndë psikologjike ti gjen kohë dhe luan me vetveten me format e qenies tënde.Këto trajta dhe forma njerzore sa vinë dhe shpërfytyrohen dhe, vetëm atëherë kur kësaj qenie nuk i zihet vendi,ai ndjehet mirë.Duke soditur pikërisht këtë gjendje të qenies vështrimi i poetit arrin të depërtojë edhe në shtresat e pazbuluar të shpirtit.Dhe pikërisht janë këto fjalë që çelin librin e të parëve.

Për këtë libër mund të thuhet shumë.Përmes këtyre krijimeve ne shohin se mendja e poetit është një mendim i thellë që njëkohësisht bazohet edhe në njëhuritë e aftësive të tij.Ne, këtu në këtë libër lexuam mendjen e poetit. Dashnorët e poezisë kryesisht i janë përkushtuar ëndërrimit në njërën anë, dhe në anën tjetër ështe lexuesi që gjen një mister në efektet e tij.Për një poemë ato mund të thonë se ka sharm,por fjala në vetvete sugjeron magjiken,megjithëse kjo dëshomon se mund të aplikohet vetëm nga ndijimet dhe jo nga arsyeja. Ky nuk mund të jetë një shpjegim racional.Në të vërtetë poezia sikurse besonte Shelli,vepron në një mënyrë hyjnore të pakuptueshme,përtej dhe mbi koshiencën.Kjo do të ishte ndihmëse e kritikës megjithëse dyshimet nuk janë të vetë poetit,nëse mundim ta kuptojmë të gjithë këtë produkt poetik,ne jasht gjejmë se në çfarë ekziston sharmi poetik.Antikët sikurse tek Shelli theksonin se poezia ishte hyjnore dhe poetika ishte një krijim i mrekullueshëm nga hiri.Poeti si profet dhe ëndërrues, është i frymëzuar, kjo është ajo që e ngre atë mbi fuqitë e tij normale me frymëmarrjen ose shpirtin e Zotit,nga Apollo ose muza.Një ushtrim poetik është një ushtrim religjioz gjithashtu dhe, poeti e fillon atë nga kërkimi i muzës fare sinqerisht,sikurse shërbimi religjioz modern fillon me lutjen,më vonë kjo thirrje e muzës bëhet një formë dhe, kur sillet në kohët moderne,një formë e objektit shpesh e zbrazët nga parodia dhe satira.Thirrjet,muza,etc,Bajroni e fillon me këngën e Don Zhuanit.Farisejtë bazohen mbi konceptin primitiv që në përgjithësi janë në poezinë moderne.Poeti ngazëllen dhe pushtohet nga djalli,mbushet me tërbim,mahnitet,frymëzohet,por shprehje të tilla janë thjeshtë ornamente klasike dhe shqiptim poetik,ose i gjithë kuptimit metaforik përshkruhet nga proceset krijuese.

Fantazia e poetit është e pamatë.Ai zgjedh temat dhe thur vargun me fijet e shpirtit duke na përcjellë mesazhin.Në poezinë “Me një valë dashurie”, na jepet portretizimi i Jezu Krishtit.Shpalosen me radhë mrekullitë që ai bëri dhe perdja e kaltër hapet me ngadalë duke na ekspozuar skenën.Skena që shohim është e tmerrshme,ku megjithë provën që ai dha, ne sot jemi më hipokritë se ato njerëz që jetuan në atë kohë të cilët e kryqëzuan.Hipokrizia jonë e tejkalon kohën,sepse ne atë e kryqëzojmë përditë në çdo tryezë dhe gosti.Një përshkrim poetik mjaft prekës për këtë figurë hyjnore,sepse ky është pikërisht çelësi i dashurisë që shtrihet si një valë dashurie e pakufishme dhe,pikërisht është ky ai mister i lumturisë që nuk e gjen edhe kur e kërkon.Ai në çdo poezi vazhdon ta befasojë lexuesin duke dhënë një krijim më të goditur se tjetrin.Po kështu vazhdon me poezinë : “Me thiknajën e Atdheut”.Në këtë poezi përmes një lirizmi të thellë jepet një nga mesazhet më të fuqishme.Heroi lirik është i pushtuar nga një trishtim mjaft i rëndë kur shikon se Atdheu i tij është dërguar tek kasapi për t’u therë.Ta shohësh Atdheun duke ia prerë kryet dhe të mos bësh asgjë.Ta shohësh këtë Atdhe që ta lanë trashëgim të parët,stërgjyshi,gjyshi dhe baba, e ti atë e sheh si një varr.Për të fituar ca para atë e kanë nxjerr në Pazar për ta shitur me gjithçka,shitet shpirti,shitet mendja,shitet i gjithë trupi,një skllavëri e turpshme dhe mjaft e poshtër në kohët moderne, në këtë fillim shekulli të ri.Në këtë Atdhe gjithçka i përulet pushtetit të ndyrë të parasë e unë jam i detyruar vetëm që të ndërroj atdhe,të ndërroj shtëpi.

Ky Atdhe është shumë zemërgjërë,është shumë i dhimbshur,pavarsisht se disa nga bijtë e vet e mohojnë atë,punojnë natë e ditë dhe pa pikë dhimbsurie ia ngulin thikën pas shpine me thikën që e mprehin mirë në dy anët, disa ai përsëri i përkdhel.I përkdhel edhe kur e mohojnë duke i marrë në gjirin e tij njëlloj si atdhetarët.Megjithë këto veti dhe viryte hyjnore ai si At ka bërë shumë mirësi,kanë marrë thikën në dorë për ta therë dhe pasi ta varin në çengela ta shesin pjesë pjesë sepse ua ka errur sytë makutëria e fitimit.Në një gjendje të tillë kur e thua fjalën është njësoj sikur ecëm në një rrugë të shtruar me xhama të thyer dhe mbi ta nuk mbetet më asnjë gjurmë.Pushtetarë që rrojnë duke ruajtur gjithfarë poshtërsish ku në vetvete nuk është asgjë tjetër veçse poshtërsia e mishëruar në pushtetin që kanë përkohësisht.

Tiranë 23.07.2015

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen